Gruaja e Valon Behramit, iu prin skiatoreve të Zvicrës

Skijim

Gruaja e Valon Behramit, iu prin skiatoreve të Zvicrës

Nga: Kemajl Goca Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 15:35
Gruaja e Valon Behramit, iu prin skiatoreve të Zvicrës

Tetë skiatore zvicerane do të jenë në start në garën paralele në Lech/Zürs. Gruaja e futbollistit, Valon Behrami, Lara Gut, iu prin skiatoreve të Zvicrës.

Këtë e ka bërë të ditur sot pasdite “Swiss-Ski”. Skuadra e femrave përbëhet me Lara Gut-Behramin, kampionia e botës në sllallomin e madh.

"Përveç Gut-Behramit, në start në Austri do të jenë edhe Andrea Ellenberger, Jasmina Suter, Camille Rast, Simone Wild, Delia Durrer, Vanessa Kasper dhe Amélie Klopfenstein.

Gara është e vetmja ngjarje paralele këtë sezon. Sigurisht që bëhet fjalë edhe për pikët e Botërorit.

Epërsia e Gut-Behramit është se Mikaela Shiffrin dhe Petra Vlhovën nuk do të marrin pjesë, dy kundërshtare direkte për Botërorin e përgjithshëm.

Shiffrin vuan nga problemet e shpinës që nga fitorja e saj në garën hapëse në sllallomin e madh në Solden dhe Vlhova dëshiron të përqendrohet në garat e sllallomit në Levi të Finlandës, njofton "20min".

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat