Humb jetën tragjikisht slloveni që promovoi Kosovën në botë

Skijim

Humb jetën tragjikisht slloveni që promovoi Kosovën në botë

Nga: K.G. Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 13:00
Humb jetën tragjikisht slloveni që promovoi Kosovën në botë

Snowborderi i suksesshëm Grilc vdes në resortin Sölden të Austrisë.

Marko Grilc, një nga snowboarderët më të mirë slloven, ka humbur jetën në një aksident me snowboard në resortin austriak të skive Sölden.

Raportet e mediave thonë se ai ishte pjesë e një ekipi filmik që inspektonte një vend për xhirime pasi ra dhe goditi kokën në një shkëmb të mbuluar me dëborë në një pjesë të mbyllur të resortit, shkruan media “Sta”.

Ai e kishte promovuar Kosovën në botë, me videot e tija, si nga skijimi dhe atraksionet në Brezovicë e Gjeravicë etj.

Sipas policisë austriake, ai është rrëzuar dhe ka goditur me kokë një guri, i cili nuk e ka pasur helmetën me vete. Ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat