Garë e fortë nën dritat e reflektorëve, Shiffrin fiton përballë sllovakes

Skijim

Garë e fortë nën dritat e reflektorëve, Shiffrin fiton përballë sllovakes

Nga: Kemajl Goca Më: 11 janar 2022 Në ora: 22:12
Garë e fortë nën dritat e reflektorëve, Shiffrin fiton përballë sllovakes, foto EPA

Garë e fortë nën dritat e reflektorëve në Qendrën e Skive në Schladming të Austrisë, skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, fiton në disiplinën e sllallomit në Kupën e Botës.

Shiffrin fiton përballë sllovakes Petra Vlhovas. 

Amerikanja arriti e parë në cak me kohë të kaluar për 1:32.66 minuta, për 15 qindtat e sekondës ka qenë më e shpejtë se Vlhova. 

Shiffrin bëri mrekullinë në rrëshqitjen e dytë, pasi që në të parën ngeci në pozitën e pestë e me 42 qindtat e kohës më të dobët se Vlhova. Përmbysja ndodhi në rrëshqitjen e dytë, amerikanja u tregua e jashtëzakonshme.  

Skiatorja gjermane, Lena Dürr, përfundon në vend të tretë me kohë më të dobët për 93 qindtat se fituesja e garës.

Në vend të katërt përfundojnë me kohë të njëjtë dy skiatore, austriakja Camille Mair e zviceranja Chiara Rast.

Renditja 

1. Mikaela Shiffrin (SHBA)    1:32.66
2. Petra Vlhova (Sllovakia) +0.15
3. Lena Dürr (Gjermania)    +0.93
4. Camille Mair (Austria)    +1.05
4. Chiara Rast (Zvicra) +1.05
6. Leona Popoviq (Kroacia) +1.37
7. Mina Fürst (Norvegjia)    +1.50
8. Laurence St-Germain (Kanada) +1.51
9. Amelia Smart (Kanada)    +1.68
10. Maria Therese (Norvegjia)    +1.72

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat