Odermatt shkëlqen në supersllallom të madh

Skijim

Odermatt shkëlqen në supersllallom të madh

Nga: Kemajl Goca Më: 13 janar 2022 Në ora: 14:00
Odermatt shkëlqen në supersllallom të madh, foto AP

Skiatori zviceran, Marco Odermatt, shkëlqen në disiplinën e supersllallomit të madh, e cila u mbajt në Qendrën e Skive në Wengen. 

Odermatt zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1.29,00 minuta, duke lënë pas për 23 qindtat norvegjezin Aleksander Kilde

Austriaku Mathias Mayer u përpoq maksimalisht por arriti vetëm në pozitën e tretë me kohë më të ngadalshme për 58 qindtat se fituesi i garës.

Gjermani Romed Baumann për një fije të flokut mbeti jashtë podiumit, për 3 qindtat pas Mayerit. 

Renditja

1. Marco Odermatt (Zvicra) 1.29,00
2. Aleksander Kilde (Norvegjia) + 0,23
3. Mathias Mayer (Austria)+0,58
4. Romed Baumann (Gjermania +0,61
5. James Crawford (Kanada)  +0,77
 6. Josef Ferstl (Gjermania)    +0,86
 7. Dominic Paris (Italia)    +0,98
 8. Christof Innerhofer (Italia)    +0,99
 9. Vincent Kriechmayr (Austria)    +1,03
10. Daniel Danklmaier (Austria)    +1,04

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat