Ekipi olimpik i Kosovës arrin në Fshatin Olimpik në Yanqing të Kinës

Skijim

Ekipi olimpik i Kosovës arrin në Fshatin Olimpik në Yanqing të Kinës

Më: 30 janar 2022 Në ora: 23:01
Ekipi olimpik i Kosovës arrin në Fshatin Olimpik në Yanqing të Kinës

Pas një udhëtimi 'maratonik' Prishtinë - Stamboll - Pekin, ekipi olimpik i Kosovës ka arritur në Fshatin Olimpik në Yanqing të Kinës.

Ekipi i është nënshtruar procedurave për Covid 19 në aeroportin ndërkombëtar të Pekinit dhe në Fshatin Olimpik.

Ekipi përbëhet nga skitarët Kiana Kryeziu e Albin Tahiri, trajneri Agim Pupovci dhe shefi i misionit, Bujar Turjaka.

Kosova synon paraqitje sa më të mirë në Lojërat Olimpike Dimërore.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat