Presidenti i KOK-ut: Albin Tahiri arriti rezultatin më të mirë në histori të Kosovës në Lojëra Olimpike Dimërore

Skijim

Presidenti i KOK-ut: Albin Tahiri arriti rezultatin më të mirë në histori të Kosovës në Lojëra Olimpike Dimërore

Nga: K.G. Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 14:30
Albin Tahiri e Ismet Krasniqi

Skiatori i Kosovës, Albin Tahiri, sot ka përfunduar në vend t 15-të në superkombinim në Lojërat Olimpike Dimërore, duke mbetur për 16 sekonda e 86 qindtat pas kampionit olimpik, austriakut Johannes Strolz.  

Albin Tahiri sot kaloi te gjitha pritshmeritë tona!

Ai arriti rezultatin më të mirë në histori të Kosovës në Lojëra Olimpike Dimërore, duke u renditur në top 15 skitarët më të mirë në bote, duke na bërë krenarë te gjithëve. 

Dua të përgëzoj Kianën dhe Albinin për arritjet e tyre në Lojërat Olimpike Dimërore - Pekini 2022. Shpresoje që dy garuesit tanë të jenë motivim për të gjithë të rinjtë në Kosovë. 

Gjithashtu, Albinit i dëshirojë suksese edhe në garat e ardhshme që do të mbahen me 13 dhe 16 shkurt”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat