Skiatorit i ngrin organi gjenital gjatë garës: Një tmerr!

Skijim

Skiatorit i ngrin organi gjenital gjatë garës: Një tmerr!

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 15:06
Remi Lindholm

Pjesëmarrja në një Olimpiadë është për çdo sportist një përvojë e jashtëzakonshme. Gjithsesi, “Pekin 2022” nuk ka qenë një eksperiencë pozitive për skiatorin finlandez Remi Lindholm.

Të shtunën e kaluar, ai mori pjesë në garën 50km, e cila për shkak të të ftohtit u reduktua në 30km.

Sportisti ka treguar se kur ka mbërritur në finish, një pjesë e organit gjenital ishte e ngrirë prej të ftohtit.

Ai ka kërkuar menjëherë asistencë mjekësore (ambient të ngrohtë) për të limituar dëmet.

“Një tmerr dhe shumë dhimbje. Ky ishte një nga kompeticionet më të këqinj ku kam marrë pjesë.

Gjejeni se cila pjesë e trupit tim ngriu nga të ftohtit”, tha skiatori pas garës për mediat.

Lindholm iu desh një orë e 16 minuta të prëfundonte garën.

Ai u shpreh se mjetet mbrojtëse që skiatorët kishin në dispozicion gjatë garës ishte të pamjaftueshme për të përballuar të ftohtin.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat