Mediumi zviceran: Italianët po i shkulin flokët për garuesen që shkoi të Shqipëria

Skijim

Mediumi zviceran: Italianët po i shkulin flokët për garuesen që shkoi të Shqipëria

Nga: Kemajl Goca Më: 4 gusht 2022 Në ora: 19:02
Lara Colturi

Lara Colturi (15 vjeçare) konsiderohet si një talente e madhe e skijimit.

Tani, pasi u zhvendos nga Italia në Shqipëri, ajo ka marrë pjesë në garat e para dhe i ka fituar të gjitha. Italianët po i shkulin flokët, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

“Lara Colturi ka fituar të gjitha garat e saj të para FIS në këtë sezon të ri.

Image

Një skiatore 15-vjeçare bëri bujë në Itali. Arsyeja?

Ajo vendosi të mos garonte nën flamurin italian, por pranon nënshtetësinë shqiptare. Edhe ylli i skijimit Sofia Goggia, ka thënë këtë javë në “Gazzetta dello Sport” se nuk mund ta kuptonte këtë hap.

15-vjeçarja është Lara Colturi, vajza e kampiones olimpike Daniela Ceccarelli. Një ditë ajo duhet të jetë të paktën po aq e suksesshme sa nëna e saj apo Goggia. Sepse ekspertët shohin një talente të madhe te Colturi.

Aktualisht Colturi po përgatitet për sezonin e ri në Amerikën e Jugut.

Në Kili, tashmë vlerësohet shumë nga të gjitha anët.

Ajo ka marrë pjesë në katër garat e FIS-it (dy sllallome dhe dy në sllallomin madh) dhe i ka fituar të gjitha, ndonjëherë me epërsi prej më shumë se 6 sekondash.

Sigurisht: këto nuk janë ende fitore të nivelit të lartë, dhe adoleshentja duhet të bëjë shumë hapa përpara se të mund të ndërtojë sukseset e nënës së saj.

Që Colturi një ditë të japë rezultate të tilla në nivelin më të lartë, ajo është inkurajuar nga prindërit e saj që në fëmijëri. Duke filluar nën flamurin shqiptar, ajo mund të vazhdojë të stërvitet në shkollën elitare të skive të prindërve të saj, “Ceccarelli Golden Team”. Një gjë e tillë ndoshta nuk do të ishte e mundur në skuadrën italiane.

Si shqiptare, Colturi mund të organizojë seancat stërvitore me prindërit e saj dhe të zgjedhë se në cilat gara do të marrë pjesë. Përveç kësaj, ajo mund të vendosë vetë për kontratat e ardhshme të mundshme të reklamave dhe të ardhurat”, shkruan mes të tjera “Blick”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat