Kriechmayr më i miri në lëshim, për 11 qindta më i shpejt se Odermatt

Skijim

Kriechmayr më i miri në lëshim, për 11 qindta më i shpejt se Odermatt

Nga: K. Goca Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 14:44
Kriechmayr

Skiatori austriak, Vincent Kriechmayr, ka triumfuar në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës, që u mbajt në Val Gardena të Italisë.

Vincent Kriechmayr zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:25,44 minuta apo për 11 qindtat ishte më i shpejt se zvicerani Marco Odermatt.

Edhe një austriak në podium. Është fjala për Matthias Mayer që pati kohën më të dobët për 13 qindtat se fituesi i garës apo 10 qindtat ka qenë më i shpejt se pozita e katërt, francezi Johan Clarey.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt udhëheq me 600 pikë, pasojnë Kilde (425), Kriechmayr (252) pikë. etj.

Në lëshim Kilde kryeson me 245 pikë, pasojnë Odermatt me 220, Kriechmayr 169 pikë etj.

Renditja 

1. Vincent Kriechmayr (Austria) 1:25,44
2. Marco Odermatt (Zvicra) +0,11
3. Matthias Mayer (Austria) +0,13
4. Johan Clarey (Franca)    +0,23
5. Aleksander Kilde (Norvegjia)    +0,26
6. Josef Ferstl (Gjermania)    +0,28
7. James Crawford (Kanada)    +0,32
8. Nils ALLEGRE ( Franca)    +0,44
9. Beat Feuz (Zvicra)    +0,49
10. Sam Rogentin (Zvicra)    +0,50

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat