Skiatorja italiane triumfon, la pas sllovenen 

Skijim

Skiatorja italiane triumfon, la pas sllovenen 

Nga: K. Goca Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 15:13
Sofia Goggia

Skiatorja italiane, Sofia Goggia, është në formë të lartë, e cila ka triumfuar në disiplinën e lëshimit të Kupës së Botës, që u mbajt në St. Moritz të Zvicrës.

Goggia zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:28.85 minutë, duke lënë pas për 43 qindtat e sekondës sllovenen Ilka Stuhec.

Kira Weidle arriti në podium dhe me kohë më të mirë për 9 qindtat se skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin, që renditet në vend të katërt.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin kryeson me 475 pikë, pasojnë Goggia 425, Holdener 366 e Vlhova 340.

Në lëshim, Goggia prin me 380 pikë, e ndjekur nga Suter me 218, Stuhec 192 pikë etj.

Renditja

1. Sofia Goggia (Italia) 1:28.85
2. Ilka Stuhec (Sllovenia) +0.43
3. Kira Weidle (Gjermania) +0.52
4. Mikaela Shiffrin (SHBA) +0,61 
5. Cornelia Hütter (Austria)    +0,75 
6. Nina Ortlieb (Austria)     +0,81 
7. Mirjam Puchner (Austria)    +1,04 
8. Elena Curtoni (Italia)    +1,16 
9. Joana Hählen (Zvicra)    +1,29 
10. Jasmine Flury (Zvicra)    +1,32

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat