Dramë në sllallom të madh, Braathen për 2 qindtat më i shpejt se vendi i dytë

Skijim

Dramë në sllallom të madh, Braathen për 2 qindtat më i shpejt se vendi i dytë

Nga: K. Goca Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 15:27
Lucas Braathen

Norvegjezi Lucas Braathen doli i pari në rrëshqitjen e dytë nga vendi i tretë që e zuri në grahjen e parë, në garën e sllallomit të madh që u zhvillua në Qendrën e Skive në Alta Badia të Italisë.

Braathen ka shënuar fitore të madhe dhe me një epërsi shumë të ngushtë ndaj vendit të dytë. 

Norvegjezi zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:36,35 minuta apo me kohën më të mirë për 2 qindtat se bashkëkombësi i tij, Henrik Kristoffersen.

Image

Marco Odermatt

Kjo është dëshmia më e mirë për një rivalitet të madh në shtigjet e bardha mes tre skiatorëve që arritën në podium.  

Zvicerani Marco Odermatt ka përfunduar në pozitën e tretë por me vetëm 10 qindtat e sekondës ngeci nga fituesi i garës.

Në renditjen e përgjithshme, Odermatt udhëheq me 696 pikë duke lënë pas Kilden me 525 pikë, ndërsa në sllallomin e madh, Odermatt kryeson me 260 pikë, i ndjekur nga Kranjec me 185.

Renditja 

1. Lucas Braathen (Norvegjia) 2:36,35
2. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +0,02
3. Marco Odermatt (Zvicra) +0,10
4. Akexis Pinturault (Franca)    +0,67
 5. Zhan Kranjec (Sllovenia)    +0,69
 6. Marco Schwarz (Austria)     +0,75
 7. Lie Mcgrath (Norvegjia)    +0,80
 8. Alesander Schmid (Gjermania)    +0,91
 9. Justin Murisier (Zvicra)    +1,21
10. Filip Zubçiç (Kroacia)     +1,28

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat