Gruaja e Valon Behramit e pafat, humb vendin e parë për 10 qindtat e sekondës

Skijim

Gruaja e Valon Behramit e pafat, humb vendin e parë për 10 qindtat e sekondës

Nga: K. Goca Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 14:41
Lara Gut-Behrami

Lara Gut - Behrami, gruaja e futbollistit të mirënjohur nga Kosova, Valon Behrami, sot ishte e pafat për të fituar garën në disiplinën e sllallomit të madh, që mbajt në Semmering të Austrisë.

Gut - Behrami ka qenë e para në rrëshqitjen e parë me 22 qindtat e kohës më të mirë por në të dytën nuk e ruajti këtë pozitë duke ia rrëmbyer amerikanja, Mikaela Shiffrin.

Skiatorja Mikaela Shiffrin zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:03,51 minuta apo për 10 qindtat ishte më e shpejt se zviceranja Gut Behrami.

Image

Mikaela Shiffrin

Marta Bassino e Italisë përfundoi në vend të tretë me kohë të kaluar për 47 qindtat ishte më e ngadalshme se Shiffrin.
Shiffrin kryeson me 775 pikë, pasojnë Goggia me 470, Vlhova 456 pikë etj.

Bassano kryeson në sllallom të madh me 300 pikë, e ndjekur nga Shiffrin me 260, Gut - Behrami 252 pikë etj.

Skitarja 16-vjeçare Lara Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë, zuri vendin e 20-të në sllallom të madh, duke marrë 11 pikë.

Renditja

1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 
2. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +0,10
3. Marta Bassino (Italia) +0,47
4. Federica Brignone (Italia)    +0,50
5. Valerie Grenier (Kanada)    +0,85
6. Maryna Gasienica-D. (Polonia)    +0,92
7. Petra Vlhova (Sllovakia)    +1,38
8. Ricarda Haaser (Austria)    +1,50
9. Paula Moltzan (SHBA)    +1,93
10. Tessa Worley (Franca)    +1,96

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat