Shiffrin shënon fitore historike, 82-tën! Në podium edhe gruaja e shqiptarit të Kosovës 

Skijim

Shiffrin shënon fitore historike, 82-tën! Në podium edhe gruaja e shqiptarit të Kosovës 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 8 janar 2023 Në ora: 14:08
Mikaela Shiffrin

Skiatorja amerikane, MIkaela Shiffrin, ka shënuar fitoren e saj historike, të 82-tën në Kupën e Botës që u mbajt në Kranjska Gora të Sllovenisë.

Ajo është barazuar me fitoren me ikonën e skijimit, amerikanen Lindsey Vonn.

Shiffrin ka shënuar fitore në disiplinën e sllallomit të madh, me kohë për 1:52,53 minuta, duke lënë pas italianen Federica Brignone.

Image

Mikaela Shiffrin

Rekordi për numrin e fitoreve mund të thyhet të martën kur do të mbahet sllallomi në Flachau.

Kjo ishte fitorja e 17-të në karrierë në sllallomin e madh për 27-vjeçaren nga Colorado.

Ajo arriti më shumë në disiplinën e saj kryesore të sllallomit (51), ajo fitoi pesë herë në supersllallomin e madh dhe në provat paralele, tre herë në lëshim dhe një herë në  superkombini.

Në podium edhe gruaja e futbollistit shqiptar nga Kosova, Valon Behrami, Lara Gut- Behrami.

Gut - Behrami përfundoi në vend të tretë me kohë më të dobët për 97 qindtat se fituesja e garës.

Image

Lara Gut-Behrami

Shiffrin po shkon drejt titullit të kampionit, kryeson me 1115 pikë në renditjen e përgjithshme, pasojnë Vlhova (696), Holdener (519), Gut-Behrami (476)) etj. Në sllallomin e madh, Bassino kryeson me 425 pikë, Shiffrin 400, Gut - Behrami 357 pikë etj. 

Renditja 

1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:52,53
2. Federica Brignone (Italia) +0,77
3. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +0,97
4. Petra Vlhova (Sllovakia)     +1,07
5. Marta Bassino (Italia)     +1,16
6. Valerie Grenier (Kanada)     +1,74
7. Mina Holtmann (Norvegjia)    +1,83
8. Sara Hector (Suedia)     +1,94
9. Paula Moltzan (SHBA)    +2,07
10. Ana Bucik (Sllovenia)    +2,39

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat