Dominojnë norvegjezët në sllallom

Skijim

Dominojnë norvegjezët në sllallom

Nga: K. Goca Më: 8 janar 2023 Në ora: 14:48
Lucas Braathen, AP Photo/Gabriele Facciotti

Skiatori norvegjez, Lucas Braathen, ka shënuar fitore në disiplinën e sllallomit të madh të Kupës së Botës, që u mbajt në Adelboden të Zvicrës. 

Braathen ka treguar grahje më të mirë duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 1:49:31 minuta.

Ai është më i shpejt për 71 qindtat se bashkëkombësi i tij, Atle Lie McGrath. 

Gjermani Linus Strasser zë vendin e tretë por me kohë më të dobët për 92 qindtat se pozita e parë.

Strasser ka qenë më i shpejt për një qindtën e sekondës se Alex Vinatzer (Italia) dhe Louc Meillard (Zvicra).

Braathen kryeson me 250 pikë në disiplinën e sllallomit, pasojnë Feller (241), Kristoffersen (220) etj. 

Odermatt udhëheq me 1046 pikë në renditjen e përgjithshme, pasojnë Kilde (646), Kristoffersen  (565) etj.

Renditja 

1.Lucas Braathen (Norvegjia)    1:49:31
2. Atle Lie McGrath (Norvegjia)    +0:71
3. Linus Strasser (Gjermania)    +0:92
4. Alex Vinatzer (Italia)    +0,93
4  . Louc Meillard (Zvicra)    + 0,93
6. Marco. Schwarz (Austria)    +1,13
7. Manuel Feller (Austria)    +1,19
8. Ramon Zenhäusern (Zvicra)    +1,20
9. Marc Rochat (Zvicra)    +1,57
10. Alexis Pinturault (Franca)    + 1,72

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat