Talentja kroate që po bën bujë në skijim: Modeli im - Janina e Ivica Kosteliq dhe Drazhen Petroviq

Skijim

Talentja kroate që po bën bujë në skijim: Modeli im - Janina e Ivica Kosteliq dhe Drazhen Petroviq

Nga: K. Goca Më: 29 janar 2023 Në ora: 15:48
Zrinka Ljutiç

Zrinka Ljutiç (19 vjeçe) është gjithçka tjetër veçse një vajzë e zakonshme. 

Përveç skijimit, ajo është gjithashtu e shkëlqyeshme në rrëshqitje ajër dhe në kitare. 

Babai i saj la punën për shkak të karrierës së saj dhe investoi gjithçka në suksesin e Zrinkës, shkruan media kroate “Veçernj list”.

Zrinka Ljutiç sot arriti në podium përkatësisht në vend të tretë në disiplinën e sllallomit të Kupës së Botës. 

A do të guxonte ajo që të dilte në rrugë me një kitare dhe të përpiqej të gjallëronte kalimtarët? Thonë se është testi më i mirë i gatishmërisë në skenë.

“Edhe unë do të doja këtë. Në fund të fundit kam dalë disa herë në rrugë me vëllain tim të vogël Hrvojen. Kur ishim me gjyshërit tanë në Varazhdin, luanim në rrugë gjatë “Shpancir Fest”. Dhe një herë luajtëm në Greqi, ndërsa prisnim në port anijen për në Naxos", tha skiatorja.

Zrinka ka dy vëllezër e motra të tjera, Tvrtko 20-vjeçar, Dora 17-vjeçare dhe Hrvoje 15-vjeçar.

“Të gjithë jemi shumë të lidhur, ndoshta edhe sepse kemi kaluar shumë kohë bashkë, gjë që nuk ndodh tani, sepse unë dhe babai jemi në anën tonë, Tvrtko dhe Dora në anën e tyre, nëna dhe Hrvoje në anën e tyre.

Nuk ka njeri me të cilin mund të kaloja më shumë kohë se ata”, trehon Zrinka.

Gjeniu Ante Kosteliq thoshte se e kishte më të lehtë të ndërtonte kampionë nga fëmijët e tij sesa nga të tjerët.

“Një prind kujdeset gjithmonë më shumë se çdo trajner që i beson fëmijës tuaj.

Dhe prindi ka gjithmonë më shumë ndikim tek fëmija, më shumë kontroll sesa dikush nga jashtë. Sigurisht që në gjithë këtë rol të madh luan edhe edukimi”, tha ajo.

E ka ndihmuar me këshilla, sportistja më e madhe e të gjitha kohërave, ish skiatorja Janica Kosteliq.

“Kam përfituar shumë nga puna me Janicën.

Ajo më hapi disa perspektiva të reja, më dha shumë këshilla të mira dhe të dyja ishin të tipit jetësor dhe sportiv”, tregon skiatorja kroate.

Janica është pikërisht një nga modelet e saj sportive.  Ka idhujt e saja.

“Ata janë sigurisht (ish skiatori) Ivica dhe (ish skiatori) Janica Kosteliq dhe (vër. jonë basketbollisti që humbi jetën tragjikisht në vitin 1993) Drazhen Petroviq.

Unë nuk isha në këtë botë kur Drazheni shkëlqente, por të gjitha ato histori se sa shumë ka stërvitur dhe me çfarë pasioni janë aq frymëzuese për mua”, ka thënë mes të tjera Ljutiçi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat