Skiatori polak: Nuk e besoja se mund të fitoja medalje pas serisë së parë 

Skijim

Skiatori polak: Nuk e besoja se mund të fitoja medalje pas serisë së parë 

Nga: K.G. Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 12:46
Piotr Zhyila

Piotr Zhyila ka mbrojur titullin e kampionit të botës në kërcim me ski me rekord botëror!

Polaku hyri në serinë e dytë vetëm nga pozita e 13-të. 

Ai kishte nevojë për një mrekulli për të dalë në podium.

Polaku kërceu 97.5 metra në përpjekjen e tij të parë.

Dhe pastaj magjia, një kërcim në përpjekjen e dytë prej 105 metrash, që është rekord i ri në kërcimet e vogla të skive. 

“Nuk e besoja se mund të fitoja medalje pas serisë së parë.

Isha pak i pakënaqur. 

Më pas mendova ‘oh, harroje’, as kërcimi i dytë nuk e mbaj mend”, tha polaku.

Medaljen e argjendtë e fitoi gjermani Andreas Velinger me kërcimet 101 dhe 102 metra dhe me gjithsej 259.2 pikë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat