Kilde më i shpejti në Aspen, fiton “Globin e vogël të kristaltë”

Skijim

Kilde më i shpejti në Aspen, fiton “Globin e vogël të kristaltë”

Nga: K. Goca Më: 4 mars 2023 Në ora: 23:14
Aleksander Aamodt Kilde

Skiatori norvegjez Aleksander Aamodt Kilde është fitues i “Globit të Vogël të kristaltë” në lëshim.

Kilde në Aspen u konfirmua kampion i disiplinës së lëshimitm, në garën që u mbajt në Aspen të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai sonte zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:31,60 minuta, duke lënë pas për 61 qindtat kanadezin James Crawford.

Zvicerane Marco Odermatt renditet në vend të tretë, me dy qindtat e kohës më të dobët se vendi i dytë. 

Lëshimi i fundit i sezonit është planifikuar për 15 mars.

Në renditjen e përgjithshme, Marco Odermatt kryeson me 1.526 pikë, duke lënë pas Kilden me 1.180 e Kristoffersen me 874.

Në disiplinën e lëshimit, Kilde është kampion me 720 pikë, pasojnë Kriechmayr me 514 e Odermatt me 446.

Renditja 

1. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia) 1:31,60
2. James Crawford (Kanada) +0,61
3. Marco Odermatt (Zvicra) +0,63
4. Vincent Kriechmayr (Austria) +0,70 
5. Johan Clarey (Franca) +0,82 
6. Niels Hintermann (Zvicra)    +0,85 
7. Dominik Paris (Italia)  + 0,97 
7 . Florian Schieder (Italia) + 0,97
9. Andreas. Sander (Gjermania) +1,01 
10. Bryce Bennett (SHBA)    +1,04

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat