Zvicerani vetëm 58 pikë larg rekordit të Hermann Maierit! 

Skijim

Zvicerani vetëm 58 pikë larg rekordit të Hermann Maierit! 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 16 mars 2023 Në ora: 13:31
Trofeu i merituar për Odermattin, "Globi i Vogël i Kristaltë" ​

Skiatori zviceran, Marco Odermatt, kampioni i ri i botës, ka shënuar fitore në supersllallomin e madh, që u mbajt në Soldeu të Andorrës.

Odermatt zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:23:91 minuta, duke e lënë pas për 29 qindtat austriakun Marco Schwarz.

Aleksander Aamodt Kilde ngeci në vend të tretë me kohë më të dobët për 71 qindtat se fituesi i garës.

Me fitoren e dymbëdhjetë të sezonit, Odermatt ka rritur totalin e tij në 1,942 pikë. 

Ai është vetëm 58 pikë larg rekordit të vendosur nga Hermann Maier në vitin 2000.

Ai do ta kalonte atë me të paktën vendin e tretë në garën e fundit të sezonit të sllallomit të madh të shtunën. 

Rekordin absolut e mban ende skiatorja sllovene Tina Maze (2414 pikë) nga viti 2013.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt, kryeson me 1.942 pikë, i ndjekur nga Kilde (1.340) e Kristoffersen (1.014).

Në supersllallom të madh Odermatt udhëheq me 740 pikë, Kilde (512) e Kriechmayr (335).

Trofeu i merituar për Odermattin, "Globi i Vogël i Kristaltë".

Renditja 

1. Marco Odermatt (Zvicra) 1:23:91
2. Marco Schwarz (Austria) +0:29
3. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia) +0:71
4. Ryan Cochran Siegle (SHBA)    +0,86
5. Jeffrey Read (Kanada) +0,87
6. Andreas Sander (Gjermania)    +0,96
7. Dominik PARIS (Italia) +0,98
8. Mattia Casse (Italia) +0,99
9. Raphael Haaser (Austria) +1,02
10. Justin Murisier (Zvicra)    +1,12

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat