Klos Vokshi, skitari i radhës që ka plotësuar kriteret për përfaqësim në Lojërat Olimpike Dimërore në Milano

Skijim

Klos Vokshi, skitari i radhës që ka plotësuar kriteret për përfaqësim në Lojërat Olimpike Dimërore në Milano

Më: 6 prill 2025 Në ora: 17:28
Klos Vokshi

Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur se Klos Vokshi është skitari i radhës që ka plotësuar kriteret për përfaqësim në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026”.

Në një postim në Facebook, KOK bën të ditur se skitari me garën e sotme në Bansko të Bullgarisë çoi në pesë numrin e garave ndërkombëtare, disiplina e sllallomit.

KOK shton se Vokshi i mori më pak se 120 pikë të FIS-it, aq sa është e nevojshme për të përmbushur kriteret për LOD 2026.

“Gara se cilët do të jenë dy skitarët tanë, në të dyja konkurrencat, që do të përfaqësojnë Kosovën në Milano Cortina 2026 vazhdon deri në janar 2026”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat