Lara Colturi kualifikohet për në finalen e sllallomit të madh në Solden të Austrisë.
Gjithçka ndodh në etapën e parë të Kupës së Botës, teksa Colturi ka dhënë kohën 1’09”14 në marshin e parë.
Ajo që duhet theksuar është se ishin 70 pjesëmarrës në këtë marsh të parë të Slallomit Gjigant, ndërsa 30 të parat shkojnë në finalen e kësaj disipline të skive, që zhvillohet në ora 13:00.
Ajo që pritet është ngjitja në podium për Lara Colturin, e cila tashmë është e kualifikuar për në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”.
Përfundimisht Lara Colturi ishte e katërta në marshin e parë, ndërsa në vendin e parë Julian Sheib me kohën 1’07”80. Gara finale e Lara Colturit do të transmetohet direkt në RTSH 1 dhe RTSH Sport, ndërsa të gjitha etapat e Kupës së Botës, së bashku me Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026".