Një shqiptar që përfaqëson Francën po habit botën

Skijim

Një shqiptar që përfaqëson Francën po habit botën

Më: 26 tetor 2025 Në ora: 13:37
Alban Elezi Cannaferina

Skiatori shqiptar, Alban Elezi Cannaferina, është duke përfaqësuar Francën në Kupën e Botës.

22 - vjeçari po garon në disiplinën e sllallomit të madh të Kupës së Botës që po mbahet në Solden të Austrisë. 

Skiatori shqiptar është kualifikuar në finale.

Ai në grahjen e parë doli i 25-ti me kohë më të dobët për 2 sekonda e 31 qindtat se vendi i parë, zvicerani Marco Odermart.

“Gara  shtyhet për 1 orë!

Mot i paparashikueshëm - Sölden frikësohet për grahjen e dytë”, shkruan mes të tjera media zvicerane “Blick”.

“Moti në Sölden është përkeqësuar.

Mjegulla, era dhe reshjet e borës po i bëjnë organizatorët të shqetësohen për rrëshqitjen e dytë.

Gara është planifikuar të rifillojë në orën 14:00”, shkruan më tej.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat