Skiatorja e Zelandës së Re, Alice Robinson, fitoi garën e saj të gjashtë të Kupës së Botës dhe gjithashtu mori kryesimin në disiplinën e sllallomit të madh me 232 pikë.
Mikaela Shiffrin vazhdon të kryesojë renditjen e përgjithshme me 408 pikë.
Kushtet ishin sfiduese, me borë të dendur dhe shikueshmëri të dobët pasdite, megjithatë Alice Robinson fitoi në sllallomin e madh që u mbajt në Tremblant të Kanadasë.
Ajo doli e para me kohë të kaluar për 2:16,18 minuta e duke lënë prapa për 94 qindtat e sekondës kroaten Zrinka Ljutiç dhe 1 sekondë austriaken Valerie Grenier.
Lara Colturi e Shqipërisë ka përfunduar në vend të 23-të me 3 sekonda e 30 qindtat më të dobët se fituesja e garës.
Renditja
1. Alice Robinson (Zelanda e Re) 2:16,18
2. Zrinka Ljutiç (Kroacia) +0,94
3. Valerie Grenier (Austria) + 1,00
4. Camille Rast (Zvicra) +1.21
5. Clara Direz (Franca) +1.51
6. Mikaela Shiffrin (SHBA) +1.65
7. Estelle Alphand (Suedia) +1.94
8. Sofia Goggia (Italia) +1.98
9. Lara Della Mea (Italia) +2.14
10. Nina O'Brien (SHBA) +2.23