Marco Odermatt i Zvicrës sot në stilin e kampionit ka shënuar fitore në disiplinën e lëshimit të Kupës së Botës që u mbajt në Qendrën e Skive në Val Gardena të Italisë.
Zviceranët ishin të pamposhtur në një garë të karakterizuar nga moti me mjegull.
Marco Odermatt ka triumfuar me kohë të kaluar për 1:24,48 minutë apo me 15 qindtat para bashkëkombësit të tij Franjo von Allmen.

Franjo von Allmen
Për Odermatt, kjo është fitorja e pestë e sezonit dhe e 50 në karrierën e tij.
Dominik Paris i Italisë përfundoi në vend të tretë me 19 qindtat larg Odermattit.
Renditja
1. Marco Odermatt (Zvicra) 1:24,48
2. Franjo von Allmen (Zvicra) +0,15
3. Dominik Paris (Italia) +0,19
4. Nils Allegre (Franca) +0.23
5. Florian Schieder (Italia) +0.57
6. Mattia Casse (Italia) +0.67
7. Alexis Monney (Zvicra) +0.81
8. Elian Lehto (Finlanda) +0.82
9. Marco Kohler (Zvicra) +0.91
9. Christof Innerhofer (Italia) +0.91