Senzacion, skiatori i 57-të i sezonit të kaluar mposht më të mirin në botë

Skijim

Senzacion, skiatori i 57-të i sezonit të kaluar mposht më të mirin në botë

Nga: K. Goca Më: 19 dhjetor 2025 Në ora: 13:59
Jan Zabystran

Sensacion në Qendrën e Skive në Val Gardena të Italisë. 

Skiatori i 57-të i sezonit të kaluar mposht më të mirin në botë!

Krejtësisht e papritur, çeku 27-vjeçar Jan Zabystran fitoi garën e supersllallomit të madh, duke lënë pas skiatorin më të mirë në botë, Marc Odermatt.

Gjithçka dukej gati për një tjetër festë nga fenomeni zviceran Marc Odermatt, i cili vendosi një kohë prej 1:25.08 dhe mbajti kryesimin.

Megjithatë, kur shumica ishin pajtuar tashmë me një rezultat të tillë, Zabystran, me numrin e startit 29-të, shënoi fitoren e jetës së tij. E kaloi vijën e finishit me një epërsi prej 22 të qindtash ndaj zviceranit, duke regjistruar kështu fitoren e tij të parë në Kupën e Botës në karrierën e tij.

Renditja

1. Jan Zabystran (Çekia) 1:24,86
2. Marco Odermatt (Zvicra) +0,22
3. Giovanni Franzoni (Italia) +0,37
4. Nils Allegre (Franca) +0.44
5. Matthieu Bailet (Franca) +0.47
6. Christof Innerhofer (Italia) +0.53
7. Daniel Hemetsberger (Austria) +0.68
8. Stefan Rogentin (Zvicra) +0.71
9. Vincent Kriechmayr (Austria) +0.72
10. Raphael Haaser (Austria)

Fakti që Zabystran e përfundoi sezonin e kaluar i renditur vetëm i 57-ti në botë, është dëshmi se sa i papritur ishte ky triumf. Rezultati i tij më i mirë në supersllallom deri më sot ishte vendi i 12-të në Beaver Creek në vitin 2024, prandaj absolutisht askush nuk e konsideronte atë favorit. 

Zabystrani ndalon fitoren 51-të të Odermattit në karrierë.

Në renditjen e përgjithshme Odermatt kryeson me 685 pikë, i ndjekur nga Kristoffersen me 30, Haugan 281, ndërsa në supersllallom të madh prin Odermatt me 225, Kriechmayr 209 e Haaser 146.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat