Skiatori i Austrisë, Marco Schwarz, ka shënuar fitore në disiplinën e sllallomit të madh në Kupën e Botës që u mbajt në Alta Badia të Italisë.
Marco Schwarz doli i pari me kohë të kaluar 2:35.02 minuta dhe ishte më i shpejt për 18 qindtat se garuesi nga Brazili, Lucas Braathen.
Austriaku Stefan Brennsteiner doli i treti me 22 qindtat e kohës më të dobët se fituesi i garës.
Renditja
1. Marco Schëarz (Austria) 2:35.02
2. Lucas Braathen (Brazili) +0.18
3. Stefan Brennsteiner (Austria) +0.22
4. Atle Lie McGrath (Norvegjia) +0.46
5. Fabian Gratz (Gjermania) +0.48
6. Marco Odermatt (Zvicra) +0.82
7. River Radamus (SHBA) +0.87
8. Patrick Feurstein (Austria) +0.90
9. Timon Haugan (Norvegjia) +0.95
10. Loïc Meillard (Zvicra) +1.09