Lara Colturi garon në fundjavë në Semmering të Austrisë

Skijim

Lara Colturi garon në fundjavë në Semmering të Austrisë

Më: 26 dhjetor 2025 Në ora: 13:44
Lara Colturi

Lara Colturi është gati për etapën e radhës në Kupën e Botës në Ski. Bëhet fjalë për etapën në Semmering të Austrisë, teksa do të konkurrojë si në slallomin e madh, po ashtu dhe në atë special.

Rrëshqitja e parë në ora 10:00-11:00,  kurse rrëshqitja e dytë do të jetë në ora 13:00-14:00. 

Të dielën rrëshqitja e parë në slallomin special do të jetë në ora 14:15 deri në 15:15.

Aktualisht Lara Colturi është në vendin e tetë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, ndërsa shpresohet që në Semmering të ketë një rezultat më të mirë se sa në Kurshevel.

Deri më tani numëron dy vende të dyta në Levi të Finlandës dhe Gurgl të Austrisë, si dhe një vend i tretë në Malet Kuper në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat