Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, ka arritur fitoren e 106-të në karrierën e saj, të 69-ën në sllallom.
Në garën që u mbajt sot në Semmering të Austrisë, Shiffrin dominoi me kohë të kaluar për 1:48,82 minuta dhe ishte më e mirë për 9 qindtat se Camille Rast e Zvicrës.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin kryeson me 698 pikë, pasojnë Rast me 503, Robinson 484 e skiatorja e Shqipërisë Lara Colturi renditet në vend të shtatë me 362 pikë.
Në sllallom, Shiffrin kryeson me 500 pikë, e ndjekur nga Colturi me 280 e Rast me 262.