Skiatorja më e mirë kroate - gati për garën në Kranjska Gora

Skijim

Skiatorja më e mirë kroate - gati për garën në Kranjska Gora

Nga: K.Goca Më: 2 janar 2026 Në ora: 19:30
Zrinka Ljutiç

Skiatorja më e mirë kroate Zrinka Ljutiç do të garojë me numër 5 në garën e parë të Kupës së Botës në vitin 2026.

Gara mbahet në disiplinën e sllallomin të madh në Kranjska Gora në Slloveni.

Fillimi i garës është paraparë nesër në orën 10:00, dhe grahja e dytë në orën 13:00.

Kjo do të jetë paraqitja e pestë e Zrinkës në sllallomin e madh në Kranjska Gora, ku ajo fitoi pikët e saj të para të Kupës së Botës në këtë disiplinë në vitin 2023, kur e përfundoi garën në vendin e 19-të.

Ajo arriti pozicionin e saj më të mirë në sllallom të madh në fazën e Kupës së Botës në Kranjska Gora gjatë vitit të kaluar, kur zuri vendin e 12-të, dhe një ditë më pas fitoi sllallomin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat