Renditja e përgjithshme pas 17 garave, Lara Colturi zë vendin e tetë

Skijim

Renditja e përgjithshme pas 17 garave, Lara Colturi zë vendin e tetë

Më: 4 janar 2026 Në ora: 15:16
Lara Colturi

Kanë përfunduar 2 garat e radhës në Kupën e Botës në ski për femra, që këtë fundjavë u zhvilluan në Kranjska Gora të Sllovenisë.

Lara Colturi zuri vendin e 6-të në sllallomin e madh të shtunën, por nuk arriti që të përfundojë garën në sllallom ditën e sotme.

Pas përfundimit të etapës së 17-të të Kupës së Botës në ski (gjithsej janë 37 etapa), skiatorja kuqezi gjendet në vendin e 8-të në renditjen e përgjithshme me 402.

Lara ka arritur të koleksionojë 280 pikë në sllallom dhe zë vendin e tretë në këtë disiplinë, ndërsa në sllallomin e madh ka grumbulluar 122 pikë. 19-vjeçarja kryeson renditjen “yjet e së ardhmes” e shkëputur nga rivalet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat