Giovanni Franzoni më i miri në disiplinën e supersllallomit të madh

Skijim

Giovanni Franzoni më i miri në disiplinën e supersllallomit të madh

Nga: K.Goca Më: 16 janar 2026 Në ora: 14:31
Giovanni Franzoni

Skiatori nga Italia, Giovanni Franzoni, është më i miri në disiplinën e superpersllallomit të madh të Kupës së Botës, që u mbajt në Wengen të Zvicrës.

Giovanni Franzoni doli i pari me kohë të kaluar për 1:45,19 minuta, me kohën më të mirë për 35 qindtat se Stefan Babinsky i Austrisë.

Franjo von Allmen nga Zvicra për dy qindtat mbetet larg vendit të dytë dhe për 16 qindtat ishte më i mirë se bashkëkombësi i tij Marco Odermatt.

Italiani Giovanni Franzoni fitoi për herë të parë.

Odermatt kryeson në renditjen  epërgjtishme të Kupës së Botës me 1005 pikë, pasojnë Pinheiro Braathen (538) e McGrath (478).

Odermatt kryeson në supersllallom të madh me 325 pikë, pasuar nga Kriechmayr (231) e Franzoni (218).

Renditja

1. Giovanni Franzoni (Italia) 1:45,19
2. Stefan Babinsky (Austria) +0,35
3. Franjo von Allmen (Zvicra) +0,37
4. Marco Odermatt (Zvicra) +0,53
5. Raphael Haaser (Austria) +0.68
6. Ryan Cochran-Siegle (SHBA) +0.83
7. Stefan Rogentin (Zvicra) +0.91
8. Mattia Casse (Italia) +1.01
9. Adrian Smiseth Sejersted (Norvegjia) +1.07
10. Nils Allegre (Franca) +1.14

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat