Fitorja e 53-të në karrierë, e 17-ta në supersllallom të madh në Kupën e Botës dhe podiumi i 99-të midis elitës së skijimit për Marco Odermatt.
24-vjeçari Franjo von Allmen duhet të kënaqet me podiumin e 13-të të karrierës së tij.
Kampioni i Botës, zvicerani Marco Odermatt, ka arritur një fitore të madhe dhe shumë të ngushtë në disiplinën e supersllallomit të madh që u mbajt në Kitzbuhel të Austrisë.
Odermatt përfundoi në vend të parë me kohë të kaluar për 1:08,41 apo ishte për 3 qindtat e sekondës më i shpejt se bashkëkombësi i tij, Franjo von Allmen.
Stefan Babinsky nga Austria arriti në podium por me kohë më të dobët për 25 qindtat se Odermatt.
Odermatt udhëheq në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës me 1205 pikë, pasuar nga Braathen 618 e McGrath me 578.
Odermatt kryeson në supersllallom të madh me 425 pikë, i ndjekur nga Kriechmayr 267 e Babinsky 243.
Renditja
1. Marco Odermatt (Zvicra) 1:08,41
2. Franjo von Allmen (Zvicra) + 0,03
3. Stefan Babinsky (Austria) +0,25
4. Raphael Haaser (Austria)+0.33
5. Adrian Smiseth Sejersted (Norvegjia) +0.36
6. Mattia Casse (Italia) +0.40
7. Vincent Kriechmayr (Austria) +0.44
8. Stefan Rogentin (Zvicra) +0.45
8. Dominik Paris (Italia) +0.45
10. Christof Innerhofer (Italia) +0.57