Giovanni Franzoni triumfon në lëshim

Skijim

Giovanni Franzoni triumfon në lëshim

Nga: K.Goca Më: 24 janar 2026 Në ora: 15:32
Giovanni Franzoni

Skiatori i Italisë, Giovanni Franzoni, doli më i miri në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës që u mbajt në Kitzbuhel të Austrisë.

Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:52.31 minuta, ishte më i shpejt për 7 qindtat se Marco Odermatt i Zvicrës.

Maxence Muzaton nga Franca arriti në pozitën e tretë me kohë më të dobët për 39 qindtat se vendi i parë.

Odermatt kryeson në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës me 1285 pikë, i ndjekur nga Braathen me 618.

Odermatt udhëheq në lëshim me 460 pikë, ndërsa është i ndjekur has pas hapi nga Von Allmen me  295.

Renditja 

1. Giovanni Franzoni (Italia) 1:52.31
2. Marco Odermatt (Zvicra) +0.07
3. Maxence Muzaton (Franca) +0.39
4. Florian Schieder (Italia) +0.67
5. Nils Allegre (Franca) +0.68
6. Niels Hintermann (Zvicra) +0.71
7. Dominik Paris (Italia) +0.93
8. Luis Vogt (Gjermania) +0.95
9. Miha Hrobat (Sllovenia) +0.96
10. Felix Monsen (Zvicra) +1.26

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat