Slloveni Prevc fiton medaljen e artë 

Skijim

Slloveni Prevc fiton medaljen e artë 

Nga: K.G. Më: 25 janar 2026 Në ora: 00:12
Domen Prevc

Përfaqësuesi slloven Domen Prevc u bë kampioni i ri botëror në kërcime me ski, duke fituar 59.5 pikë më shumë se norvegjezi i vendit të dytë Marius Lindvik në pistën e fluturimit me ski në qytetin gjerman të Oberstdorf.

Për momentin, Prevc mban titujt kampion bote në pistën e kërcimeve me ski. 

Po ashtu është fituesi aktual i Turneut të Vitit të Ri, fitues i “Globit të Vogël të Kristalit” dhe pronar i rekordit botëror për gjatësinë e kërcimit - 254.5 metra, dhe po kryeson bindshëm renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës.

Pas dy ditësh garash në Obersdorf, Prevc ishte vetëm pak pas Marius Lindvik -1.4 pikë pas kërcimit të parë, por mori kryesimin në serinë e dytë.

Në serinë e parë, slloveni krijoi një epërsi të paarritshme prej 48.5 pikësh me një kërcim prej 232 metrash, dhe në serinë e fundit, ai kërceu 222.5 metra për një rezultat përfundimtar prej 905.4 pikësh.

Medalja e argjendtë shkoi për norvegjezin Marius Lindvik, kampionin botëror të vitit 2022, me 845.9 pikë, dhe medalja e bronztë shkoi për japonezin Ren Nikaido me 842.4 pikë.

Njëzet e gjashtë vjeçari Domen Prevc u bë slloveni i tretë që fiton një titull botëror, pasi Robert Kranjec fitoi medalje ari në vitin 2012 në Vikersund të Norvegjisë, dhe vëllai i tij më i madh Peter në vitin 2016 në Bad Mitterndorf të Austrisë.

Ekipi kombëtar slloven do të ketë mundësinë të fitojë titullin e tretë ekipor kur Domen Prevac do t'i bashkohen Rok Oblak, Timi Zajc dhe Anzhe Lanishek. Me titullin ekipor, sllovenët do të barazoheshin me austriakët dhe norvegjezët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat