Skiatorja amerikane Breezy Johnson konfirmoi se është e lindur për garat më të mëdha.
Pas titullit kampione bote, ajo shkëlqeu edhe në lëshim në Cortina, një garë e cila u shënua edhe nga rrëzimi i rëndë i bashkatdhetares së saj Lindsey Vonn.
Breezy Johnson po shkruan një histori tipike suksesi amerikan. Vitin e kaluar u shpall kampione bote në Saalbach, ndërsa tani është kampione olimpike.
Medalja e argjendtë u fitua nga gjermania Emma Aicher, vetëm katër të qindtat e sekondës pas Johnson, ndërsa medalja e bronztë i takoi italianes Sofia Goggia, e cila pati fatin e keq të garonte pas një pauze 20-minutëshe për shkak të rrëzimit të Lindsey Vonn.
Renditja
E artë: Breezy Johnson (SHBA) 1:36.10
E argjendtë: Emma Aicher (Gjermania) +0.04
E bronztë: Sofia Goggia (Italia) +0.59
4. Cornelia Hütter (Austria) +0.86
4. Jacqueline Wiles (SHBA) +0.86
6. Laura Pirovano (Italia) +0.94
7. Kajsa Vickhoff Lie (Norvegjia) +0.98
8. Ariane Rädler (Austria) +1.10
9. Kira Weidle-Winkelmann (Gjermania) +1.16
10. Federica Brignone (Italia) +1.19