Skiatori i Kosovës Drin Kokaj po i bën përgatitjet e fundit për paraqitjen në disiplinën e sllallomit në Lojërat Olimpike Dimërore, që po mbahen në Milano–Cortina të Italisë.
Kokaj ndodhet tashmë në Itali, ku po “mbush bateritë” dhe po përshtatet me kushtet para garës më të rëndësishme të karrierës së tij.
Një javë e ndan nga momenti kur do të zbresë në pistë për të përfaqësuar Kosovën në skenën më të madhe sportive dimërore.

Kosova
Skiatori ynë do të paraqitet në garën e sllallomit më 16 shkurt, ndërsa ka vlerësuar lart kushtet dhe organizimin e Lojërave Olimpike.
“Atmosfera është e shkëlqyeshme dhe organizimi është në një nivel tjetër”, ka theksuar Kokaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.
“Aktualisht ndodhemi në Bormio.
Sa i përket shtegut të garës, ai është i mbyllur për të gjithë garuesit, por po stërvitemi çdo ditë në një pistë pak më lartë se ajo e garës, që na mundëson përgatitje të mirë dhe adaptim të vazhdueshëm”, thotë Kokaj.
Kokaj shprehet se atmosferë është e shkëlqyeshme dhe kënaqësi që gjendet në mesin e yjeve të skive.
“Atmosfera këtu është e shkëlqyeshme, mikpritja fantastike dhe organizimi tjetër nivel.
Është kënaqësi e veçantë të jesh në mesin e sportistëve më të mirë të botës, t’i takosh dhe të ndash të njëjtën hapësirë me ta”, theksoi ai.
Skiatori i kombëtares së Kosovës tha se është një emocion: “Emocionet janë të veçanta, të paharrueshme dhe të papërshkruara.
Çdo mund the sakrifice ia ka vlejtur”.