Federica Brignone në lot pas të artës së dytë: Kisha frikë, dëgjova vetëm britma.

Skijim

Federica Brignone në lot pas të artës së dytë: Kisha frikë, dëgjova vetëm britma.

Nga: K.Goca Më: 15 shkurt 2026 Në ora: 16:14
Pamje nga festa

Në Cortina d’Ampezzo, gjatë Lojërave Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, skiatorja Federica Brignone shkroi histori me medaljen e dytë të artë, këtë herë në sllallomin e madh, pas triumfit në supersllallom të madh.

Në vijën e finishit, rivalet e saj, suedezja Sara Hector dhe norvegjezja Thea Louise Stjernesund, u përkulën para saj, një moment simbolik që tregoi dominimin e italianes.

E emocionuar, Brignone deklaroi për telvizionin italian “RAI”: “Isha pothuajse shumë e qetë.

Kisha frikë se nuk isha mjaft agresive dhe nuk e shpjegoja dot. Mendova se kisha bërë një zbritje mesatare.

Kur kalova finishin dhe pashë rezultatin, dëgjova vetëm britma dhe nuk kuptova asgjë.

E përjetova si një garë normale, mendova vetëm për skijimin tim”.

Vëllai i saj, Davide Brignone, nuk e fshehu krenarinë:

“Po jetojmë një moment fantastik. Federica është gjithmonë e fokusuar maksimalisht, edhe pse dhimbjet ndonjëherë janë më të forta.

Ajo ka bërë ndoshta vetëm tetë ditë stërvitje në sllallomin e madh muajt e fundit.

Rikthimi i saj pas dhjetë muajsh nga lëndimi është i pabesueshëm. Jam shumë krenar.”

Brignone, 36 vjeçe, është shndërruar në figurën qendrore të Olimpiadës në shtëpinë e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat