Milano-Colturi mbyll lëshimin e parë në sllallom me kohën 48.39.
Skiatorja shqiptare ishte e para që nisi garën në këtë disiplinë, ku pritet të performojnë plot 91 skiatore!
Mikaela Shiffrin (0:47.13) vendos kohën më të mirë në sllallom në Milano-Cortina 2026!
Skiatorja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndiqet nga Lena Dürr (+0.82) dhe Cornelia Oehlund (+1.00).
Semire Dauti gabon në lëshimin e saj të parë në slalomin e femrave.
Skiatorja shqiptare nuk ka mundur që të vendosë një kohë pasi braktisi garën pas gabimit në sektorin e dytë të pistës.
Ky gabim i kushtoi shumë 18-vjeçares, e cila humb mundësinë për të qenë në start për lëshimin e dytë.
Lisa Brunga mbyll me sukses zbritjen e saj të parë në slalomin e femrave në Milano-Cortina 2026. 17-vjeçarja, falë kohës 57.58, siguron pjesëmarrjen në lëshimin e dytë.