Drin Kokaj skiatori më i mirë i vitit në Kosovë! Milaim Kelmendi e vlerësoi vitin si të suksesshëm

Skijim

Drin Kokaj skiatori më i mirë i vitit në Kosovë! Milaim Kelmendi e vlerësoi vitin si të suksesshëm

Nga: K.Goca Më: 24 shkurt 2026 Në ora: 13:22
Drin Kokaj e Milaim Kelmendi

Drin Kokaj është shpallur skiatori më i mirë i vitit 2025 në Kosovë nga Federata e Skijimit e Kosovës, duke përmbyllur një vit shumë të suksesshëm në karrierën e tij.

Kryetari federatës Milaim Kelmendi e vlerësoi vitin si të suksesshëm në përgjithësi.

Ai theksoi se me përkushtimin dhe disiplinën që po tregon, synimi është që deri në vitin 2026 rezultatet të jenë edhe më të mira dhe Kosova të ketë paraqitje edhe më konkurruese në skenën ndërkombëtare.

Skiatori Kokaj u shpreh krenar për këtë vlerësim, duke theksuar se çmimi është një nder i madh dhe një motivim shtesë për të vazhduar punën me përkushtim edhe më të madh në vitet e ardhshme.

Ai premtoi se do të synojë suksese të reja në arenën ndërkombëtare, duke përfaqësuar Kosovën me dinjitet.

Një nga momentet më të rëndësishme të vitit për të ishte pjesëmarrja në Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, ku ai përjetoi emocionin e garës më të madhe sportive në botë.

“Mirënjohës për këtë vlerësim nga federata.

Pas një rruge jo të lehtë, Olimpiada dhe ky çmim që më nderoi janë dëshmi se puna, sakrifica dhe besimi gjithmonë shpërblehen”, ka shkruar skiatori Kokaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat