Pirovano fiton për të dytën ditë radhazi me një të qindtën para vendit të dytë

Skijim

Pirovano fiton për të dytën ditë radhazi me një të qindtën para vendit të dytë

Më: 7 mars 2026 Në ora: 12:55
Laura Pirovano

Laura Pirovano fitoi garën e lëshimit të së shtunës në Val di Fassa të Italisë, me kohë të kaluar për 1:20,91 minuta. 

Edhe kësaj here diferenca ishte e ngushtë, vetëm një e qindtë e sekondës.

Në vendin e dytë u rendit Cornelia Hütter e cila ngeci për një qindtën nga vendi i parë.

Ndërsa Corinne Suter zuri vendin e tretë, pesë të qindtat prapa fitueses.

Pirovano ishte veçanërisht e shpejtë në pjesën e poshtme të pistës. 28-vjeçarja arriti kështu fitoren e dytë brenda dy ditësh dhe njëkohësisht mori kryesimin në renditjen e përgjithshme të disiplinës së lëshimit..

Pas tetë garave të sezonit të Kupës së Botës, Pirovano ka grumbulluar 436 pikë, ndërsa gjermanja mbetet 28 pikë pas saj.

Deri në fund të sezonit ka mbetur vetëm edhe një garë e lëshimit, e cila do të zhvillohet në finalen e sezonit në Kvitfjell.

Renditja
1. Laura Pirovano (Italia) 1:20,91
2. Cornelia Hütter (Austria) +0,01
3. Corinne Suter (Zvicra) +0,05
4. Breezy Johnson (SHBA) +0.64
5. Kira Weidle-Winkelmann (Gjermania) +0.68
6. Ariane Radler    (Austria) +0.86
7. Kajsa Vickhoff Lie    (Norvegjia) +0.88
8. Ester Ledecka    (Çekia) +0.95
9. Nicol Delago (Italia) +1.03
9. Marte Monsen (Norvegjia) +1.03

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat