Skiatori zvicerane Marco Odermatt siguroi Globin e madh (kampion i ri i Kupës së Botës) po ashtu edhe Globin e vogël të kristaltë në lëshim në garën e Kupës së Botës që u mbajt në Courchevel të Francës, pasi rivali i tij Franjo von Allmen u tërhoq nga gara pas një gabimi.
“Odermatt kishte një epërsi prej 152 pikësh para garës së parafundit të lëshimit.
Von Allmen bëri një gabim në kthesën e gjatë djathtas dhe nuk e përfundoi garën, çka bëri që zvicerani të sigurojë menjëherë globin e vogël të disiplinës së lëshimit, edhe para se të përfundonte gara.
Kjo është hera e tretë radhazi që Odermatt fiton klasifikimin e përgjithshëm në lëshim.
Në pistën e vështirë të Courchevelit, që në pjesën e poshtme ishte shumë e pjerrët për shkak të kushteve pranverore, ai përfundoi i treti, rezultat që pritet t’ia konfirmojë edhe globin e madh të përgjithshëm para finales së sezonit.
Në krye të garës ishte Vincent Kriechmayer”, shkruan media sllovene “Sport.slo”.