Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, krijoi një epërsi të mjaftueshëm në lëshimin e parë të garës së sllallomit që u mbajt në Are të Suedisë, për të qëndruar në krye.
Kjo shënoi fitoren e saj të 109-të në Kupën e Botës, të 72-tën në sllallom, dhe podiumin e 98-të në këtë disiplinë.
Në total, Shiffrin ka 167 podiume në gara të Kupës së Botës.
Shiffrin shënoi fitore me kohë të kaluar për 1:43,35 minuta duke lënë prapa për 94 qindtat gjermanen Emma Aicher dhe për 1 sekondë zviceranen Wendy Holdener.
Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi përfundoi në vend të tetë me kohën më të dobët për 2 sekonda e 9 qindtat larg fitueses së garës.
Renditja
1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:43,35
2. Emma Aicher (Gjermania) +0,94
3. Wendy Holdener (Zvicra) + 1,00
4. Katharina Truppe (Austria) +1.09
5. Paula Moltzan (SHBA) +1.83
6. Xhenifera Ģērmane (Letonia) +1.85
7. Cornelia Öhlund (Suedia) +1.90
8. Lara Colturi (Shqipëria) +2.09
9. Hanna Aronsson Elfman (Suedia) +2.19
10. Camille Rast (Zvicra) +2.29