Paris shkëlqen në lëshim, Odermatt kampion i ri i Kupës së Botës

Skijim

Paris shkëlqen në lëshim, Odermatt kampion i ri i Kupës së Botës

Nga: K.Goca Më: 21 mars 2026 Në ora: 13:05
Dominik Paris

Dominik Paris shkëlqeu duke triumfuar në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës që u mbajt në Lillehammer të Norvegjisë.

Ai doli i pari me kohë të kaluar për 1.45,37 minutë.

Skiatori italian Dominik Paris ka dëshmuar shumë herë se pista olimpike norvegjeze, ku u ndanë medaljet në vitin 1994, i përshtatet shumë mirë. 

Ai skijoi shkëlqyeshëm edhe këtë herë: ishte më i miri dhe në fund la pas një tjetër specialist, Franjo von Allmen, i cili u ngjit në podium për herë të 15-të në karrierë, me diferencë prej 19 të qindtat e sekondës.

Vendin e tretë e zuri austriaku Vincent Kriechmayr, fitues i lëshimit të parafundit të sezonit në Courchevel javën e kaluar, i cili ishte 60 qindtat e sekondës më i ngadalshëm. 

Odermatt është kampion i lëshimit me 706 pikë, i ndjekur nga Von Allmen me 515.

Po ashtu Odermatt është kampion i ri i Kupës së Botës me 1626 pikë, duke lënë pas Pinheiro Braathen me 958 pikë.

Renditja

1. Dominik Paris (Italia) 1.45,37
2. Franjo von Allmen (Zvicra) +0,19
3. Vincent Kriechmayr (Austria) +0,60
4. Alexis Monney (Zvicra) +0.66
5. Miha Hrobat (    Sllovenia) +0.86
6. Stefan Rogentin (Zvicra) +0.89
7. Marco Odermatt (Zvicra) +0.92
8. Benjamin Jacques Alliod (Italia) +1.12
9. Daniel Hemetsberger (Austria) +1.14
10. Florian Schieder (Italia) +1.27

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat