Skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin i rezistoi presionit dhe fitoi përsëri në Hafjell të Norvegjisë me një epërsi të madhe.
Pas saj, Wendy Holdener mbrojti vendin e dytë në disiplinën e sllallomit dhe ishte "më e mira nga të tjerat".
Emma Aicher u ngjit nga vendi i katërt në të tretin pas një gare të dytë të fortë.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, epërsia e Shiffrin është rritur në 85 pikë, dhe Aicher duhet që të fiton sllallomin e madh nesër dhe t ë del e para, ndërsa amerikania të mos fitonte asnjë pikë.
Mikaela Shiffrin doli e para me kohë të kaluar për 2:07.61 minuta, me kohën më të shpejt për 1 sekondë e 32 qindtat se vendi i dytë Wendy Holdener. Emma Aicher ngec për 4 qindtat larg vendit të dytë.
Skiatorja e Shqipërisë Lara Colturi ka përfunduar në vend të 16 me kohë më të dobët për 3 sekonda e 49 qindtat larg vendit të parë.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin kryeson me 1386 pikë, duke lënë pas Aicher me 1301. Në sllallom, Shiffrin është kampione me 980 pikë, bindshëm nga vendi i dytë, Rast që ka 538 pikë.
Renditja
1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 2:07.61
2. Wendy Holdener (Zvicra) +1.32
3. Emma Aicher (Gjermania) +1.36
4. Katharina Truppe (Austria) +1.67
5. Paula Moltzan (SHBA) +1.83
6. Anna Sëenn-Larsson (Suedia) +2.28
7. Sara Hector (Suedia) +2.40
8. Caitlin McFarlane (Franca) +2.59
9. Anna Trocker (Italia) +2.87
10. Marion Chevrier (Franca) +3.06