Fak: Nëse nuk je i kënaqur me rezultatet, duhet të kërkosh rezervat e tua

Skijim

Fak: Nëse nuk je i kënaqur me rezultatet, duhet të kërkosh rezervat e tua

Nga: K.G. Më: 10 prill 2026 Në ora: 23:02
Jakov Fak,

Batlonisti më i mirë slloven, Jakov Fak, nuk është i kënaqur me rezultatet e sezonit të kaluar, ndërsa një arsye e madhe për këtë kanë qenë problemet shëndetësore.

Dëshira e tij për dimrin e ardhshëm është të jetë edhe më i përgatitur fizikisht, gjë që do t’i mundësonte konkurrencë më të madhe.

Jakov Fak u rendit i 60-ti në Kupën e Botës sezonin e kaluar. Rezultatin e tij më të mirë e arriti në Kontiolahti, kur u rendit i shtati në garën individuale.

38-vjeçari u detyrua të humbasë disa gara të Kupës së Botës për shkak të problemeve me gjurin dhe një operacioni.

Megjithatë, ai nuk dëshironte të mungonte në Lojërat Olimpike, por rikthimi i tij i shpejtë la pasoja. Dhimbjet në gju janë ende të pranishme dhe mjaft shqetësuese.

“Po përpiqem t’i rregulloj gjërat.

Po bëj ushtrime që të mund ta kontraktoj plotësisht gjurin.

Po bëj ushtrime force që gjithçka të vihet në vend dhe të mos ketë më kompensime, sepse më parë e ngarkoja më shumë këmbën që nuk më dhembte në atë kohë,” ka deklaruar ai për TV “Sllovenia”.

Ai dëshiron ta përgatisë trupin për sfida të reja dhe për këtë arsye kalon shumë kohë jashtë, duke qenë aktiv dhe duke menduar për mënyrat se si të ecë përpara.

“Çfarë mund të përmirësoj në trupin tim që dimrin e ardhshëm të vij edhe më i përgatitur dhe më konkurrues? Gjithmonë është kështu: nëse nuk je i kënaqur me rezultatet, duhet të kërkosh rezervat e tua,” vazhdoi fituesi i dy medaljeve olimpike.

“Kishte disa momente të mira dimrin e kaluar. U përpoqa të rikthehesha shumë shpejt pas artroskopisë për Lojërat Olimpike, ku sërish nuk pati rezultate kulmore. Por ato ishin relativisht të mira, duke pasur parasysh sa pak stërvitje kisha para Olimpiadës,” tha Fak, i cili këtë vit ka pasur përqindje më të dobët në qitje krahasuar me vitin e kaluar.

Sezonin e kaluar ai kishte saktësi 91 për qind, ndërsa këtë vit 84 për qind.

“Një arsye e madhe është se kur nuk je në gjendje të vraposh si sezonin e kaluar, është më e vështirë të godasësh shënjestrat. Nuk je aq i relaksuar sa mund të ishe”, - tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat