Hyseni: Falë jush, flamuri ynë valoi me krenari në Evropë. Faleminderit kampion.

Sporti

Hyseni: Falë jush, flamuri ynë valoi me krenari në Evropë. Faleminderit kampion.

Më: 16 maj 2025 Në ora: 19:16
Alban Hyseni

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka vlerësuar arritjet e sportistëve gjilanas.

Kështu ka njoftuar Zyrja per Informim per Media në Gjilan.

Postimi i plotë:

Kryetari Hyseni uron karateistët nga Gjilani për rezultate në Armeni

Karateistët nga Gjilani vazhdojnë të shënojnë rezultate pozitive në arenën ndërkombëtare.

Ekipi i Kosovës, u përfaqësua në kampionatin Evropian për Senior në Yerevan të Armenisë nga 7 deri më 11 maj 2025, ku dhe zuri vendin e tretë në Evropë.

Katër pjesëmarrës në kombëtare ishin nga Komuna e Gjilanit: garueset, Fortesa Orana, kapitene e ekipit, kategoria +68 kg, Vlerë Qerimi, kategoria -68 kg.

Medalje bronzi mori edhe kampioni Betim Maliqi në kategorinë deri në 75 kg.

Bashkë me ta ishte gjilanasi Agron Tosuni, trajner i përfaqësuesës së Kosovës.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka uruar për sukseset e karateistëve në kampionatin Evropian për Senior në Yerevan të Armenisë.

“Garueset nga Gjilani përsëri në podium. Vajzat e Kombëtares së Kosovës, na emocionuan me paraqitjen e tyre të jashtëzakonshme në Kampionatin Evropian, duke siguruar vendin e tretë dhe medaljen e bronztë”, tha Alban Hyseni.

I pari i komunës shtoi se janë krenarë veçanërisht për Fortesa Oranën dhe Vlera Qerimin, dy garueset nga qyteti ynë, që me talentin dhe përkushtimin e tyre e ngritën edhe më lart emrin e Gjilanit.

Po ashtu ka uruar edhe karateistin Betim Maliqin.

“Çfarë emocione. Betim Maliqi, kampioni jonë na bëri sot jashtëzakonisht krenar duke i sjellë Gjilanit dhe gjithë Kosovës medalje nga evropiani”, tha ai.

Kryetari i Komunës s së Gjilanit Alban Hyseni uroi kampionet, ku tha se: falë jush, flamuri ynë valoi me krenari në Evropë. Faleminderit kampion.

Sinqerisht Zyra për Informim e Komunës së Gjilanit

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat