Nderim Saraçi - kampion me 7,5 pikë

Sporti

Nderim Saraçi - kampion me 7,5 pikë

Gani Kosumi Nga Gani Kosumi Më 15 nëntor 2026 Në ora: 20:16
Pamje nga Kampionati i Kosovës

Organizuar nga Federata e shahut e Kosovës në ambientet e Capital Gate në  Prishtinë është zhvillua r Kampionati individual i Kosovës 2026 në shahun rapid.

Në këtë kampionat  pjesëmarrës ishin  76 shahistë.

Garat u zhvilluan sipas sistemit Zviceran me 9 xhiro me tempin e lojës 10 minuta+5 sekonda.

Kampionatin e shpalli të hapur, Burhan Misini, sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Shahut të Kosovës njëherësh gjyqtar kryesor. 

Ky kampionat ishte i baraspeshuar dhe rezultatet e xhiros së 9-të të fundit ishin përcaktuese se kush do të fitojë titullin e kampionit.

Madje zre shahistë patën numër të njejtë pikësh nga 7,5, por kampioni i Kosovës për vitin 2026 u përcaktua në bazë të sistemit të Buhollcit.

Kështu në këtë drejtim Nderim Saraçi u nderua me titullin e kampionit, kurse Muhamet Asllani doli nënkampion. Kështu këta fituan të drejtën ta përfaqësojnë  Kosovën në Kampionatin evropian.

Mahmut Xheladini po ashtu me 7,5 pikë doli i treti. Pasojnë, Mateo Boçi, Korab Saraçi dhe Bedri Sadiku me nga 7, Lir Basha e Alban Krasniqi me nga 6,5 pikë e kështu me radhë.

Drejtësinë e ndanë, Burhan Misini/ kryesor/ Albert Zenuni dhe Osman Musa.

Kampioni, Nderim Saraçi dhe nënkampioni Muhamet Asllani do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian 2026 nga 4 deri më 9 dhjetor në Portugali,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat