Nadal bën detyrën

Tenis

Nadal bën detyrën

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 14:45
Nadal bën detyrën

Janë luajtur sot ndeshjet e fundit të raundit të dytë të grand slam-it të Australian Open për meshkuj në tenis.

Numri 2 në botë, Rafael Nadal, fitoi me lehtësi 3-0 (6-1, 6-4, 6-2) ndaj amerikanit Michel Mmoh, ndeshje e dominuar nga tenisti spanjoll, që avancon në raundin e tretë.

Vuan disi por në fund arrin të avancojë më tej edhe greku Stefanos Tsitsipas, që mposhti 3-2 australianin Thanasis Kokkinakis. Një biletë për më tej siguroi edhe numri 9 në botë, italiani matteo Berrettini, që mundi 31 çekun T.Machac.

Vijon momenti i mirë i tenistëve rusë, dy prej të cilëve kanë prekur raundin e tretë. Andry Rublev, numri 7 në botë, mundi 3-0 brazilianin T.Monteiro, ndërsa Karen Khachanov mposhti po 3-0 bjellorusin R.Berankis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat