Barty fiton turneun

Tenis

Barty fiton turneun

Më: 4 prill 2021 Në ora: 19:23
Barty fiton turneun

Andreescu tërhiqet e dëmtuar, Barty fiton turneun Masters të Majemit!

Tenistja australiane Ashleigh Barty fitoi turneun e parë Masters të këtij viti, atë të Majemi, pas tërheqjes në finale të rivales së saj kanadeze, Bianca Andreescu.  Kjo e fundit u tërhiq në setin e dytë për shkak të një dëmtimi në kaviljen e djathtë.

Barty pat fituar 6-3 setin e parë dhe po udhëhiqte 4-0 setin e dytë, në momentin që Abdreescu vendosi të tërhiqej.

Kanadezja u përpoq të luante e dëmtuar, por nuk mundi. Kjo e bëri më ët lehtë fitoren e Barty, aktualisht numri 1 në botë për femra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat