Shokohet Nadal

Tenis

Shokohet Nadal

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 14:10
Shokohet Nadal

Rafael Nadal është ‘shokuar’ nga jug-afrikani Lloyd Harris në raundin e 3-të të turneut Washington në Amerikë.

Rafa Nadal kaloi direkt ne raundin e dytë për shkak të ranglistës së lartë që e favorizon për të shmangur raundin e parë, megjithatë ai kishte vështirësi në raundin e dytë të këtij turneu duke fituar në tre sete ndaj amerikanit Jack Sock 6-2 4-6 7-6.

Sidoqoftë spanjolli u eleminua nga numri 50-të në ranglistë, Lloyd Harris, dhe tani numrit 4 i mbetet të përgaditet sa më parë për turneun e fundit Grand Slam të vitit, US Open.

Paraprakisht do të zhvillohen edhe dy turnetë masters, Toronto dhe Cincinnati, kurse spanjolli ende nuk ka konfirmuar nëse do të marrë pjesë në ndonjërin prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat