Mësohen dyshet e çerekfinales në “US Open”

Tenis

Mësohen dyshet e çerekfinales në “US Open”

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 11:19
Mësohen dyshet e çerekfinales në “US Open”

Janë mbyllur takimet e raundit të katërt të grand slam të “US Open” në tenis, duke u përcaktuar edhe çerekfinalistët e këtij turneu.

Numri 1 në botë, serbi Novak Gjokoviç, fitoi 3-1 (1-6, 6-3, 6-2, 6-2) me përmbysje ndaj amerikanit Jenson Bruksbi. Përballë Gjokoviçit në çerekfinale do të jetë italiani Matteo Berrettini, i cili mundi po 3-1 (6-4, 3-6, 6-3, 6-2) gjermanin Oskar Ote.

Surprizë kualifikimi në çerekfinale i Llojd Harrisit nga Afrika e Jugut, që mundi 3-1 amerikanin Rajan Opelka. Në çerekfinale do të luajë ndaj gjermanit Aleksander Zverev, numri 4 në botë. Ky i fundit fitoi 3-0 ndaj italianit Janik Siner.

Në konkurencën e femrave, emra surprizë janë kualifikuar në çerekfinalet e “US Open”. Tenistja 18-vjeçare britanike Ema Radukanu, arrin për herë të parë në një fazë të tillë. Ajo mundi 2-0 (6-2, 6-1) amerikanin Shelli Roxhers. Në çerekfinale ajo do të luajë ndaj zviceranes Belinda Bençiç, që në raundin e katërt fitoi 2-0 (7-6, 6-3) ndaj polakes Iga Sviatek.

Kualifikohet për në çerekfinale edhe numri 4 në botë, tenistja çeke Karolina Pliskova, që mundi 2-0 (7-5, 6-4) rusen Anastasia Pavliçenkova. Përballë saj do të jetë Maria Sakari e Greqisë, që mposhti 2-1 (6-7, 7-6, 6-3) kanadezen Bianka Andresku, fituese e “US Open”, dy vite më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat